Katër të arrestuarve për disa vepra penale, iu caktohet masa e paraburgimit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda i ka caktuar masën e paraburgimit kundër katër të pandehurve D.S., Xh.M., H.H., dhe  T.Sh.

Ndaj katër të pandehurve rëndojnë akuzat për vepra penale si “vrasje e rëndë në tentativë”, “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “lëndim i rëndë trupor”, “detyrim”, “zjarrvënie” dhe “mbajtja në pronësi apo posedim i paautorizuar i armës”.

 “Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin”, thuhet në njoftimin e gjykatës, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, bëhet e ditur se gjyqtarja e procedurës paraprake, ka vlerësuar se nëse katër të pandehurit gjenden në liri, ekziston rreziku i arratisjes, agjësimit, fshehjes, ndryshojnë ose falsifikojnë provat dhe mund të pengojnë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë.

Kujtojmë se katër të pandehurit u arrestuan mbrëmë në një aksion të Njësisë Speciale i cili u zhvillua mbrëmë në katër lokacione në kryeqytet.

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...