Policia e Kosovës ka njoftuar për tri raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, shkruan Gazeta Express.
Në një rast në Podujevë, një grua ka pranuar tretman mjekësor për shkak të sulmit fizik nga burri i saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit.
Në Prishtinë, poashtu janë arrestuar tre persona për dhunë në familje. Sipas njoftimit të policisë, një i mitur ka raportuar në polici se prindërit dhe vëllai i tij vazhdimisht ushtrojnë dhunë mbi të. Policia i ka arrestuar të dyshuarit, teksa me vendim të prokurorit ata janë dërguar në mbajtje.
Ndërkohë, në një rast në Prizren, policia e ka arrestuar një të mitur për shkak se ka sulmuar fizikisht vëllain e tij poashtu të mitur. Në këtë rast, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Raporti i policisë:
DHUNË FAMILJARE
· Podujevë, 08.11.2021 – 01:00. Viktima femër kosovare ka informuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Prishtinë, 06.11.2021 – NN. Ankuesi mashkull kosovar (i mitur) ka informuar se në vazhdimësi ndaj tij është ushtuar dhunë nga prindërit e tij dhe vëllai i tij, kosovarë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Prizren, 08.11.2021 – 11:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që ka sulmuar fizikisht vëllain e tij kosovar, po ashtu i mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.


