Katër persona të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Varosh – Gerlicë të Ferizajt

PUBLIKUAR

Katër persona kanë mbetur të lënduar sot si pasojë e një aksidenti të komunikacionit në rrugën Varosh- Gerlicë të Ferizajt, ku janë përfshirë dy automjete.

Rastin e konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Ferizajt.

“Në aksident janë përfshirë dy automjete me targa vendore. Përveç dëmeve materiale, katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Njëri prej të lënduarve, për shkak të gjendjes shëndetësore, është transportuar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë”,ka thënë Veseli.

Sipas tij, njësitë e trafikut rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit.

“Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, tha ai. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kryesia Qendrore e LDK-së rreshtohet pas Abdixhikut, i jep mbështetje të plotë

Kryesia Qendrore e LDK-së është rreshtuar në krah të kryetarit të saj, Lumir Abdixhiku...

Zbulohen armë e municion në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok

Një armë e gjatë gjysmëautomatike, qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe pajisje të...

Ishte në lokal, burri sulmon papritmas bashkëshorten në Prishtinë

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshohet...