Katër persona arrestohen për posedim, blerje dhe shitje të drogës

PUBLIKUAR

Policia në Prishtinë i ka arrestuar sot katër persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’.

Gjatë operacionit policor të dyshuarit janë me inicialet dhe vitin e lindjes: A. N. (1969), A. I. (1990),  A. N. (1977) dhe D.Sh. (1989).

Gjatë operacionit janë sekuestruar provat/dëshmitë materiale si në vijim:

(785.5) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë;

(0.2) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë;

(10.2) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë;

(1) armë zjarri- revole;

(2) karikatorë;

(14) fishekë;

(9267) euro;

(450) franga;

(1700) lekë;

(10) dollarë kanadez;

(3) telefona celular;

(3) peshore digjitale;

(2) automjete./Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...