Katër klubet e mëdha angleze pas Dybalas, raportohet se kanë kontaktuar agjentin e lojtarit

PUBLIKUAR

Arsenal, Manchester United, Tottenham Hotspur dhe Newcastle United raportohet se janë në garë për transferimin e Paulo Dybalas.

Argjentinasi do të largohet si lojtar i lirë nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të verë, pasi edhe kontrata e tij skadon më 30 qershor, transmeton Gazeta Express.

Mundësia për të nënshkruar me të si lojtar të lirë ka zgjuar një interesim të madh nga klubet angleze.

“ESPN” ka raportuar se të katër e klubet e lartpërmendura kanë kontaktuar agjentin e Dybalas për të diskutuar rreth një nënshkrimi të mundshëm me ish-futbollistin e Palermos.

Për 28-vjeçarin thuhet se interesim kanë shfaqur edhe disa klube nga Italia dhe Spanja. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...