Katër gjigantë evropianë pas Semedos

PUBLIKUAR

Manchester City, Bayern Munich, Juventus e Paris Saint-Germain ia kanë vënë syrin mbrojtësit të djathtë të Barcelonës

Nelson Semedo është bërë objektiv i klubeve të mëdha evropiane.

Mbrojtësi i djathtë pritet të largohet nga Barcelona gjatë verës që vjen.

Dhe, interesim për përfaqësuesin portugez kanë shprehur Manchester City, Bayern Munichu, Juventusi dhe Paris Saint-Germaini, bën të ditur mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”.

Semedo mund të përfshihet në shkëmbimin eventual të Barçës me Juven, i cili do ta shihte Miralem Pjanicin duke përfunduar në Camp Nou, përcjell Gazeta Express.

Mirëpo, tre gjigantët tjerë evropianë nuk e kanë ndërmend të heqin dorë për mbrojtësin e djathtë.

Semedo ndërkohë mund t’i ofrohet Interit, në marrëveshje për transferimin e Lautaro Martinezit në Barcelonë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...