Katër gjigantë evropian pas Leroy Sanes

PUBLIKUAR

Leroy Sane është njëri ndër talentet më të mëdhenj në Gjermani dhe më gjerë.

Anëtari i skuadrës gjermane Schalke 04, Sane ka impresionuar të gjithë këtë vit me paraqitjet e tij me fanellën bardh e kaltër.

Kështu pasi vendosi qëndrimin e tij në skuadrën aktuale në janar, vështirë se Sane do të mbetet pjesë e Schalkes edhe pas qershorit.

Mediat gjermane kanë raportuar se Sane është duke u kërkuar nga katër skuadra të mëdha evropiane.

Barcelona, Real Madrid, PSG dhe Manchester City janë katër skuadrat e mëdha që po e kërkojnë talentin gjerman.

Schalke e vlerëson lartë yllin e saj dhe për ta lënë të lirë atë kërkon së paku 50 milionë euro. /Telegrafi/
 

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...