Katër “finalet” e fundit të Milanit e Interit në garë për titull, kjo skuadër e ka orarin më të vështirë

PUBLIKUAR

Një garë e fortë është duke u zhvilluar për titullin e kampionit në Serie A.

Dy skuadrat nga i njëjti qytet, Milani dhe Interi, janë duke luftuar për titullin e më të mirit në këtë sezon, shkruan Gazeta Express.

Pas 34 ndeshjeve të zhvilluara në Serie A, skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli është e para me 74 pikë, me dy pikë më shumë se skuadra e Simone Inzaghit.

Deri në fund të sezonit kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe katër ndeshje.

Milani më 1 maj do të luajë në shtëpi me Fiorentinan, derisa më 8 maj i shkon Hellas Veronas.

Më 15 maj e pret përballja e vështirë me Atalantan, teksa sezonin e mbyll me ndeshjen ndaj Sassuolos në udhëtim.

Kurse, Interi më 1 maj do të luajë në udhëtim te Udinese. Më 6 maj e presin Empolin, teksa më 15 maj luan në udhëtim te Cagliari.

“Nerazzurrët” ndeshjen e fundit për këtë sezon do ta luajnë në shtëpi më 22 maj, aty ku e presin Sampdorian. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...