Katër duele interesante sot në Botëror, në mbrëmje luan Messi

PUBLIKUAR

Kampionati Botëror i Katarit do të vazhdojë sot me katër duele tjera mjaft interesante.

Duke u nisur nga ora 11:00, Tunisia që e mori një pikë të madhe ndaj Danimarkës xhiron e kaluar, do të përballet me Australinë, e cila u mposht nga Franca.

Tri orë më vonë, nga 14:00, Arabia Saudite që befasoi të gjithë duke fituar ndaj Argjentinës do të përballet me Poloninë, që barazoi ndaj Meksikës, shkruan Gazeta Express.

Nga ora 17:00, lideri i grupit D, Franca do të takohet me favoritin tjetër për ta kaluar grupin, Danimarkën, e cila barazoi 1:1 me Tunisinë.

E krejt në mbrëmje, nga ora 20:00, Argjentina do ta kërkojë këndelljen dhe do ta ketë rastin e fundit për të kaluar tutje, kur përballet me Meksikën. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...