Katastrofë për Milanin, UEFA e detyron të shes yjet

PUBLIKUAR

Problemet te Milani nuk kanë të ndalur që kur në pronësi të klubit erdhën sipërmarrësit kinez.

UEFA nesër do të jap vendimin përfundimtar për mosrespektim të Fair-Play financiar, shkruan indeksonline.

Mirëpo sipas Calciomercato, dënimi do të jetë shumë më i rëndë se ai që është pritur deri më tani.

Milani do të detyrohet të ulë shpenzimet e pagave deri në 45 milionë euro në sezon.

Nëse ky version është i vërtetë atëherë shtatë herë kampionët e Evropës do të jenë të detyruar të shesin yjet e skuadrës, pasi që shuma aktuale e pagave është rreth 114 milionë euro.

Pagat e larta të Bonuccit, Romangolit dhe Donnarummas si dhe të tjera do të jenë problemi kryesor në ekonominë e Milanit. /IndeksOnline

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...