Katastrofë për Mavrajn e Hadërgjonajn (Foto)

PUBLIKUAR

Florent Hadërgjonaj do të luajë në Bundesliga 2 sezonin e ardhshëm, nëse vazhdon të jetë pjesë e Ingolstadtit, derisa Mërgim Mavraj me Hamburgun ka vetëm edhe një shans për t’i shpëtuar rënies nga Bundesliga.

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar xhiroja e 33 në Bundesliga ku lufta më e madhe po bëhet për mbijetesë, pasi tashmë Bayern Munich ka fituar titullin e kampionit, shkruan Gazeta Express.

Pas barazimit 1:1 me Freiburgun, Ingolstadti i Florent Hadërgjonajt edhe zyrtarisht do të bëjë gara sezonin e ardhshëm në Bundesliga 2, lajm jo i mirë ky për mbrojtësin shqiptar.

Derisa rrezikon të bie edhe Hamburgu i Mërgim Mavrajt, që gjendet në pozitën e 16’të. Në xhiron e 33’të, Hamburgu i Mavraj u ndal nga Schalke 1:1.

Në xhiron e fundit, Hamburgu përballet me Wolfsburgun, që ka dy pikë më shumë se skuadra e Mavrajt.

Kjo do të thotë se nëse Hamburgu mposht Wolfsburgun, do të sigurojë mbijetesën në Bundesliga, në të kundërtën duhet të tentojë përmes play-offit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...