Atletico Madridi nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në xhiron e shtatë në La Liga duke barazuar 0:0 me Leganes.
Sulmuesi francez, Antoine Griezmann, ka zhgënjyer me paraqitjet ndaj Leganes, ku Atletico Madridi barazoi 0:0.
Sipas faqes për histori dhe statistika “Opta”, Griezmann nuk ka regjistruar asnjë goditje kundër Leganes, për herë të parë këtë sezon.
Pas këtij barazimi, Atletico mbetet në pozitën e tretë në renditje me 15 pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/


