Kastrati: Tash për tash s’mendoj se Putin do të përdorë armët bërthamore

PUBLIKUAR

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, ka folur rreth kërcënimeve të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, rreth përdorimit të armëve bërthamore, derisa po vazhdojnë luftimet në Ukrainë. Thotë se “çmenduria” e Putin nuk shkon aq larg.

“Unë mendoj se çmenduria e presidentit rus nuk ka shkuar deri në atë shkallë sa të përdorë armët bërthamore sepse po të përdorë armë bërthamore faktikisht, ai nuk do të sulmojë vetëm Ukrainën, por do të ketë një diapazon shumë më të gjerë sesa janë vetë këto dy shtete”, tha Kastrati në emisionin Pressing në T7.

“Unë personalisht mendoj se ajo është vetëm një kërcënim, apo një frikësim i Ukrainës dhe shteteve përreth por edhe shteteve të NATO’s që mos të dalin në krah të Ukrainës, mos t’i furnizojnë me armatim dhe mos t’i ndihmojnë Ukrainës për tu mbrojtur. Tash për tash, mendoj se nuk do të ndodhë një veprim i tillë sepse bota do të shkatërrohej faktikisht”, shtoi Kastrati.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...