Kastrati: SBASHK’u po ndërhyn në punët që nuk i takojnë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar tashmë ka nisur reforma në arsim në komunën e Kamenicës. Implementimi i kësaj reforme ka nisu në disa shkolla të kësaj komuna. Kështu ka thënë kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati.

Kastrati ka thënë se nga gjashtë shkolla, mësimi do të zhvillohet në dy shkolla.Ai ka akuzuar SBASHK-un se po ndërhyn në punët që nuk i takojnë.

“Ne e kemi nxjerrë vendimin që me fillu me u zbatu njëherë në një pjesë edhe në aspektin formal, kjo i bie që ka filluar reforma. Një problem serioz është që SBASHK-u është duke u munduar që të ndërhyj, si në orar të mësimit dhe çështje të tjera që nuk janë në mandatin e saj. Por, sidoqoftë, ne jemi munduar që t’ua shpjegojmë prindërve që veç ato shkolla që ka përcaktuar komuna janë legjitime dhe kanë të drejt t’i pajisin me certifikata, diploma e krejt tjera, duhet me ndjek veç shkollimin siç është i përcaktuar me Kushtetutë dhe ligjet në Kosovë. Me rendësi është me e cek se nga ana jonë askush nuk do të mbet pa punë krejt do të risistemohen edhe nëse sindikata pajtohet ata marrin kompensime 70 për qind të pagës, ndërsa nxënësit nuk guxojnë me lanë vetë, nuk guxojnë që me u lënë më pak se 5 nxënës në klasë. Reforma është që më qenë 20 nxënës në klasë”, ka thënë Kastrati për lajmi.net

Kastrati ka paralajmëruar SBASHK-un se nuk do të tërhiqen nga vendimi i tyre dhe se reforma në arsim në Kamenicë do të ndodhë.

“U bëjë me dije se ne do të tërhiqemi, kjo është për të mirën e nxënësve dhe të gjitha argumentet, arsyet tregojnë se për më pas një arsim cilësor duhet me qenë këto kushte që ne i kemi vendos. Dmth janë 6 objekte shkollore që kanë më zhvillu mësimin në dy objekte shkollore. Unë dua që t’ua bëjë më dije Sindikatës, ata janë të thirrur dhe kanë mandat vetëm që t’i mbrojnë të drejtat e punëtorëve dhe asgjë tjetër”, ka thënë tutje ai.

Kastrati e ka quajtur pretekst kërkesën e SBASHK-ut që reforma në arsimin e Kamenicë të mos nis këtë vit deri sa ta përfshi gjithë vendin. Sipas tij, jo të gjithë janë të gatshëm të rrezikojnë elektoratin për të mirën e nxënësve.

“Ky është pretekst që e ka nxjerr tash në fund. Kjo reformë duhet me u bë për nivelin lokal dhe kryetareve të komunave. Fatkeqësisht jo të gjithë janë të gatshëm me rreziku elektoralisht për të mirën e nxënësve. Prapë se prapë Kamenica e ka gjendjen më të keqe. Ne e përmendëm që mesatarja në Kosovë një mësimdhënës 16 nxënës diku, ndërsa në Kamenicë është me 6 nxënës”, ka thënë Kastrati.

Por përkundër paralajmërimeve të SBASHK-ut mësimi në Kamenicë është duke u mbajtur me rregull.SBASHK-u të dielën në një përgjigje për lajmi.net kishte thënë se të martën do të mbahet grevë dy orëshe në rast se nis implementimi i kësaj reforme, të cilën SBASHK-u e quan mbyllje shkollash.

Ndërsa të martën, kryetari i SBASH-ut Rrahman Jasharaj duke folur për lajmi.net ka thënë se nuk ka pasur grevë, pasi siç tha ai, nuk ka pasur mbyllje të shkollave në mënyrë të dhunshme.

Sipas tij, qëndrimi i mësimdhënësve të Kamenicës ka qenë se në qoftë së pengohen për të shkuar në të gjitha shkollat ata do të reagojnë.

Ai ka thënë se SBASHK-u nuk ka informacione se ndonjë shkollë është mbyll dhunshëm dhe siç tha ai konsiderojnë se për momentin nuk ka arsye për grevë.

“Jo nuk ka pasur, sepse qëndrimi i kolegeve në Kamenicë ka qenë se nëse kryetari i komunës me stafin e tij në ndonjë formë pengon procesin e mësimin në shkollat të cilat ai i ka apostrofuar për t’i mbyllur atëherë SBASHK- u do të reagonte sipas qëndrimit që e kanë koleget në Kamenicë. Mirëpo dje nuk ka pasur pengim të procesit mësimorë. Por presim sot gjatë ditës se çfarë do të ndodh. Ne i kemi kolegët tanë atje që janë nga stafi lokal i SBASHK-u. Qëndrimi i mësimdhënësve të Kamenicës ka qenë në qoftë së pengohen për të shkuar në të gjitha shkollat ata do të reagojnë, ne e kemi mbështetur këtë reagim dhe do ta mbështesim. Ne nuk kemi  informacione se ndonjë shkollë është mbyll dhunshëm dhe prandaj konsiderojmë se arsye për grevë për momentin nuk ka. Por SBASHK-u në nivel të komunës i përkrahur edhe nga SBASHK-u qendror në momentin e parë që do të ndodhte një mbyllje e dhunshme e këtyre ambienteve ne do të reagonim bashkërisht, do t’i mbështetnim kolegët tanë në Kamenicë”, ka thënë Jasharaj.

SHIKO MË SHUMË

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...