Kastrati reagon ashpër: E përkrah Shqipërinë e jo Kosovën, por festimet ishin pa lidhje

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ambasada amerikane bën thirrje: Dhuna në familje është krim, mos duroni!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë thirrje që të...

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

Ish-kryetari i Plisave, Albert Kastrati, mbeti i habitur nga festimet e skuadrës së Shqipërisë U-21 pas fitores kundër Kosovës, duke thënë festimet ishin pa lidhje, përkundër që shtoi se ai e përkrah Kombëtaren e Shqipërisë e jo atë të Kosovës.

Shqipëria U21 i ia shkaktoi humbjen e dytë radhazi kombëtares motër U21 të Kosovës, duke ia vështirësuar punët për ta siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian të vitit 2021, raporton Gazeta Express.

Goli i vonshëm i futbollistit të talentuar të Ballkanit, Blendi Baftiu, nuk mundi t’ia parandalojë Kosovës disfatën në Grupin 3 kualifikues, pasi dy golat e Shaqir Tafës dhe Arbnor Mucollit i mjaftuan Shqipërisë për ta arritur fitoren e parë në këtë fushatë kualifikuese të martën në Elbasan.

Kuqezinjtë e merituan fitoren – të cilën po e kërkonin që pesë ndeshje –  sipas lojës që shfaqen në fushë  – por festimi i tyre në zhveshtore ishte habitës. Kjo për shkak se gjasat e kuqezinjve janë pothuajse zero për kualifikim pas pesë ndeshjeve dhe me Kosovën në rrugë të mirë për ta arritur kualifikimin.

Videon e publikoi Federata Shqiptare e Futbollit, që sipas Kastrati kishte qëllim përçarjen e tifozëve.

“Për çka po gëzoheni kështu që i keni mposht shqiptarët? Po më duket shumë pa lidhje ky gëzim, i cili bën veç përçarje, marre për ju që e menaxhoni këtë faqe dhe bëni kësi video”, komentoi Kastrati në postimin e FSHF-së.

“Unë asnjëherë nuk e kam shikuar Kosovën por vetëm Shqipërinë, sepse Kosova është zemra e Shqipërisë, por kjo video nuk më pëlqeu. Po më duket që federatat tona duan të na përçajnë, por nuk do t’ua lejojmë”.

Kjo humbje nënkupton se Kombëtarja dardane tani ngel një pikë prapa vendit të dytë, Anglisë që i ka dy ndeshje më pak të zhvilluara dhe katër prapa lideres, Austrisë.

Shqipëria grumbullon pesë pikë tani dhe i afrohet Kosovës në vetëm një pikë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Kosova do të jetë nikoqire e Shqipërisë në ndeshjen kthyese në fillim të vitit të ardhshëm. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...