Kastrati: Pushteti në mënyrë populiste përdori çdo ndjeshmëri për të dëmtuar një përpjekje që do të vërtetohet që ishte e drejtë

PUBLIKUAR

Kryetari në largim i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka komentuar ri-hapjen e shkollave fillore në disa fshatra të kësaj komune.

Kastrati thotë nuk duhet keqpërdorur pamjet që janë shpërndarë sot ku shihen qytetarët duke festuar.

Ai shtoi se pushteti i ri po përdorë në mënyrë populiste cdo ndjeshmëri për të dëmtuar një të përpjekje që do të vërtetohet si e drejtë dhe e vërtetë.

“Problemi e as mangësitë tek “hapja” e sotme e shkollave nuk qëndrojnë tek qytetari, por tek pushteti. Një pushtet që përmes lidhjeve të shkurtëra dhe në mënyrë populliste përdor cdo ndjeshmëri për ta dëmtuar një përpjekje që do të vërtetohet si e drejtë dhe e vertetë, nuk është pushtet për njerëzit. Këta në Kamenicë nuk janë përjashtim. Pushteti e përdori popullizmin,  shantazhin e premtimet, duke manipuluar me gjendjen e shoqërisë”, ka thënë ai.

“Gjuha e përdorur në rrjete sociale, apo festa e banorëve nuk duhet paraqitur as nga mediat e as nga mbështetësit me terma përçmues si primitivizëm apo prapakthim. Prapakthimin e gjejmë tek pushteti i ri, asesi tek banorët”, shtoi Kastrati.

Kastrati kishte filluar një reformë në arsim në komunën e Kamenicës, ku kishte mbyllur shkollat ku kishte pas nxënës. Ai kishte thënë se këto shkolla u mbyllën për shkak se kishin prej 5 deri në 7 nxënës gjithsej. Ai po ashtu kishte premtuar që do ua siguronte transportin këtyre nxnësve në shkolla tjera. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë

KEDS ka njoftuar se cilat vende mbesin pa rrymë përkohësisht sot për shkak të...

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...