Kastrati: Ekziston edhe një rrezik tjetër nga Serbia (VIDEO)

PUBLIKUAR

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Kadri Kastrati, ka folur rreth situatës së sigurisë së Kosovë, në veçanti pas agresionit të Serbisë të 24 shtatorit, ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Kastrati tha se ekziston edhe një rrezik tjetër nga Serbia.

“Ka paralajmërime, dhe ka veprime që Serbia është duke ndërmarrë për ta ripërtërirë ndoshta jo në grupe siç ka qenë 24 shtatori, por në grupe më të vogla, për ta aktivizuar pjesën ekstreme në veriun e Kosovës dhe për ta ngritur në këmbë një brigadë të cilën ata e quajnë “Brigada Veriore””, tha Kastrati në Info Magazine në Klan Kosova.

Ai theksoi se planet e Serbisë e sollën shefin e NATO-s Jens Stoltenberg, për një vizitë në Kosovë.

SHIKO MË SHUMË

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...

Të shtëna me armë në një aheng në Obiliq, sekuestrohen 27 gëzhoja

Një burrë është arrestuar në rrugën “Raif Krasniqi” në Obiliq, nën dyshimin se ka...

Rritet për 3 centë çmimi i naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24...