Kasimpasa dëshiron ta blejë Hadërgjonajn

PUBLIKUAR

Futbollisti kosovar mund të vazhdojë të luajë në Turqi pasi e do një ekip ku do të mund të luajë në vazhdimësi, në mënyrë që ta zë një vend titullari edhe në Përfaqësuesen e Kosovës

Florent Hadërgjonaj mund ta vazhdojë karrierën në Turqi, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti kosovar e kaloi sezonin e fundit në ekipin Kasimpasa në formë huazimi nga Huddersfieldi.

Mirëpo, mediat britanike shkruajnë se klubi turk po mendon ta blejë përfundimisht mbrojtësin e djathtë kosovar.

Futbollisti i rritur në Zvicër kishte mbetur jashtë skuadrës angleze në sezonin 2019/2020 dhe kishte vendosur që në janar t’i bashkohej Kasimpasas.

Huddersfieldi është i gatshëm ta shesë Florentin, por për një çmim të arsyeshëm.

Ditëve të fundit flitej se Hadërgjonaj do t’i bashkohej Olympiakosit, por klubi grek nuk arriti marrëveshje me Huddersfieldin.

Hadërgjonaj mund të vazhdojë të luajë në Kasimpasa pasi e do një ekip ku do të mund të luajë në vazhdimësi, në mënyrë që ta zë një vend titullari edhe në Përfaqësuesen e Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...