Karius kërcënohet me vdekje, policia e Liverpoolit e heton rastin

PUBLIKUAR

Policia e Merseyside është duke i hetuar disa kërcenime më vdekje që i janë bërë portierit të Liverpool, Loris Karius

Liverpool humbi mbrëmë 3-1 kundër Real Madridit në finale, ndërkohë që dy gola Real i shënoi në bazë të gabimeve që bëri portieri i tyre, Loris Karius.

Këto dy gabime lehtësuan fitoren e Real Madridit dhe nëse ato nuk do të ishin bërë atëherë ndeshja me gjasë do të kishte një rrjedh tjetër.

Por, pas ndeshjes portieri i Reds ndihet i kërcënuar dhe i fyer në rrjetet sociale.

“Do të vrasim ju dhe vajzën e juaj”, shkruan në një masazh që i është dërguar.

Një tjetër shkruan që djemtë e tij “meritojnë të vdesin kancer”, derisa një mesazh tjetër është shumë i ulët. “Shpresojë që tërë familja e juaj të vdes”.

“Këto postime në rrjete sociale dhe kërcënime janë ofendime dhe kërcenime serioze dhe në do ti hetojmë. Policia e Merseyside dëshiron ti rikujtojë tërë përdoruesve në rrjete sociale se ofendimet dhe fyerjet janë të dënueshme pavarësisht ku bëhet tonë”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Merseyside për Telegraph. /GazetaExpress/ 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...