Karim Benzema zyrtarizohet te Al-Ittihad

PUBLIKUAR

Karim Benzema ka kompletuar transferimin te Al-Ittihad.

Klubi nga Arabia Saudite ka njoftuar zyrtarisht këtë të martë për arritjen e marrëveshjes me sulmuesin francez, shkruan Gazeta Express.

Benzema me kampionët e këtij vendi ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit të tretë.

35-vjeçari do të fitojë pothuajse 200 milionë euro për sezon te Al-Ittihad.

Benzema ishte pjesë e Real Madridit në 14 sezonet e fundit. Ai me këtë klub ka fituar çdo trofe të mundshëm.

Para se të kalonte te “Los Blancos”, Benzema ishte pjesë e Lyonit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...