Karim Benzema pensionohet nga futbolli me Kombëtare?

PUBLIKUAR

Karim Benzema më sa duket është pensionuar nga karriera ndërkombëtare, pasi që ai mungoi në Botërorin e vitit 2022 shkaku i një lëndimi dhe Franca humbi finalen në Katar.

Pasi që ishte ftuar nga Didier Deschamps në skuadrën e Botërorit për në Katar, fituesi i Topit të Artë për vitin 2022 ishte lënduar dy ditë para se Franca ta fillonte këtë garë. Benzema u largua nga Botërori para kohe dhe pau skuadrën e Les Blues të shkojë në finale kundër Argjentinës, por ata humbën në penallti. Ai ka zgjedhur rrjetet sociale që duket së ka konfirmuar pensionimin e tij nga futbolli ndërkombëtarë.

“Bëra përpjekje dhe gabimi me solli këtu ku jam sot dhe jam krenar me këtë! E kam shkruar tregimin tim dhe e jona po mbaron”, ka shkruar ai në këtë postim të çuditshëm.

Benzema ka pasur një marrëdhënie jo të mirë me Kombëtaren franceze sa atë e ka udhëhequr Deschamps.

Ai bëri debutimin në Kombëtare më 2007 dhe përfaqësoi rregullisht Francën në trunetë e mëdhenj, para se të mos ftohet në Euro 2016 dhe Botërorin e 2018. Por pas gjashtë viteve mungesë – për shkak se kishte shantazhuar shokun e tij të skuadrës Mathieu Valbuena – ai u kthye në Kombëtare më 2021.

Megjithatë, ky kapitull duket se tani është mbyllur për mirë, pasi që Benzema me gjasë do të pensionohet pas 97 paraqitjeve dhe 37 golave për Les Bleus. Ëshët thënë që sulmuesi është rikuperuar nga lëndimi me kohë dhe ai do të mund të luante në finale, por ai nuk ju bashkua asaj dhe kjo më sa duket për shkak të Deschamps.

Pasi që nuk luajti në Botëror tani ai do të fokusohet që të këtë sukses me klubin e tij Real Madrid, duke pasur edhe një tjetër sezon të mirë gjatë 2022/23. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...