Karim Benzema do të mungojë në “El Clasicon” kundër Barcelonës

PUBLIKUAR

Karim Benzema do t’i mungojë Real Madridi në ndeshjen ndaj Barcelonës në kuadër të fazës para-sezonale.

“Los Blancos” do të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për një turne para-sezonal para fillimit të sezonit 2022/23 në La Liga, transmeton Gazeta Express.

Carlo Ancelotti ka shumicën e skuadrës së tij të parë në stërvitje tashmë, por Benzema ende mungon për shkak të një pushimi të zgjatur për francezin.

34-vjeçarit iu dha pushim shtesë, për shkak të angazhimit të tij në qershor me Kombëtaren e Francës.

Ancelotti thuhet se nuk do të nxitojë për rikthimin e kapitenit, i cili pritet që të udhëtojë më vonë për në Kaliforni.

Sipas raportimeve nga “Mundo Deportivo”, Benzema do të zbarkojë në SHBA më 19 korrik, por nuk do të mund të jetë gati për “El Clasicon” me Barcelonën, që do të zhvillohet në Las Vegas më 23 korrik.

Ai mund të përfshihet në ndeshjen e fundit të Real Madridit në këtë turne, kundër një grupi të yjeve të MLS, në Chicago më 2 gusht. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...