Karateisti kosovar Islam Selmani më afër medaljes, shkon në gjysmëfinale të Evropianit

PUBLIKUAR

Kosova mund të kurorëzohet me medalje nga Kampionati Evropian i Karatesë.

Karateisti kosovar, Islam Selmani po shkon me hapa të sigurt drejt medaljes evropiane në garën e cila po mbahet në Armeni.

Garuesi kosovar i ka fituar tri luftëra në qytetin e Yerevanit duke i mposhtur fillimisht Adam Hamillin nga Skocia dhe Mario Petren e Rumanisë para se të triumfonte edhe ndaj grekut Christos-Stefanos Xenos, për ta prekur gjysmëfinalen në kategorinë deri në 60 kilogramë.

Krahas Selmanit, në Evropianin e karatesë po marrin pjesë edhe garuesit tjerë kosovarë, Shpresim Shabani e Redona Gashi, të cilët u ndalën qysh në xhiron e parë. /Gazeta Express

 

SHIKO MË SHUMË

Gordon synon ta zë me gola Mbappen, shënon katër herë veç n’pjesën e parë

Skuadra e Newcastle Unitedit ka shënuar golin e pestë ndaj Qarabagut në ndeshjen e...

Mbyllet pjesa e parë, tri gola në Suharekë

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Ballkanit dhe Malishevës e vlefshme për...

Shkëndija e pamëshirshme ndaj Tikveshit

Futbollistët e KF Shkëndija morën një fitore të thellë 1-4 në transfertë ndaj Tikveshit...