Yann Karamoh ka konfirmuar se ai i është bashkuar Bordeaux për të luajtur më shumë “pasi që në Inter atij nuk i është dhënë kjo kohë”
Anësori ju bashkua skuadrës se Ligue 1 në ditën e fundit të afatit Kombëtarë, në një marrëveshje huazimi me mundësi blerje.
“E para, prisja që të kem hapësirë në fushë, që nuk më është dhënë të Interi”, ka shpjeguar Karamog gjatë një konference për tij.
“Po ashtu dëshiroja të kisha një sezon të mirë. E zgjodha Bordeaux sepse ata janë një skuadër të cilën e shikoja shumë kur isha në Caen, e shikoja stilin e tyre, ku ajo e posedon shumë topin”.
“Pastaj, fakti që ata luajnë në Europë do të thotë që unë kam edhe më shumë ndeshje për të luajtur. Kam mësuar shumë gjëra me Nerazzurri, si teknikisht ashtu edhe taktikisht. Çdo gjë është mirë me klubin dhe shokët e skuadrës dhe nuk kam çka të them në këtë pikë”.
“A jam këto për ta impresionuar Interin? Ne do të shohim çfarë do të ndodh në fund të sezonit, për momentin jam këtu për të luajtur ndeshje dhe ne do të shohim në fund çfarë do të ndodh”. /GazetaExpress/


