Kaq para janë ndarë për komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një rast i dhunës në familje u raportua në ditën e Bajramit në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i...

Vdes meteorologu Sylë Tahirsylaj

Ka vdekur sot meteorologu Sylë Tahirsylaj. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e Tahirsylajt. Në...

Duke pasur parasysh gjendjen e rënduar të shkaktuar nga pandemia COVID-19, Ministria e Financave dhe Transfereve në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e ndihmës financiare në shumën prej 500 mijë euro për komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Një kontribut të jashtëzakonshëm në realizimin e kësaj ndihme ka dhënë zëvendësministri i Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Ilir Aliu, me prejardhje nga Kapiti – Medvegjë.

Kjo shumë është ndarë për arsye se Qeveria e Kosovës është e vetëdijshme për obligimin që ka për popullatën shqiptare e cila jeton në këto treva. Në këtë frymë, Qeveria është treguar e gatshme t’iu dalë në ndihmë këtyre komunave me shumat përkatëse si më poshtë:

 

 

        Për komunën e Preshevës - dyqind mijë euro (200,000.00 €);

        Për komunën e Bujanocit - dyqind mijë euro (200,000.00 €);

        Për komunën e Medvegjës - njëqind mijë euro (100,000.00 €).

Gjithashtu, Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se me datën 27 prill, Thesari i Kosovës ka realizuar pagesat, përkatësisht donacionet, për të tri komunat.

Sipas procedurave të zakonshme bankare, këto pagesa janë realizuar si transfere ndërkombëtare nga llogaria e Thesarit në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, përmes bankës korrespondente “Deutsche Bank AG” (Gjermani) në llogaritë e komunave në Bankën Qendrore të Serbisë, si ndihmë dhe solidaritet për popullatën e atjeshme në këtë kohë pandemie nga Qeveria e Republikës së Kosovës

SHIKO MË SHUMË

Vdes meteorologu Sylë Tahirsylaj

Ka vdekur sot meteorologu Sylë Tahirsylaj. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e Tahirsylajt. Në...

Moti sot: I vranët dhe me diell, temperaturat deri në 26 gradë

Këtë të premte pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me mundësi të reshjeve...

Bashkësia Islame njofton në sa ora do të falet të dielën Kurban Bajrami

Bashkësia Islame ka bërë të ditur se namazi i Kurban Bajramit me 16 qershor...