Gjatë tre vjetëve të fundit në emër të akcizës në duhan shteti ka inkasuar mbi 300 milionë euro, e derisa vlera e duhanit të importuar gjatë këtyre tre vjetëve të fundit ka qenë rreth 150 milionë euro
Vetëm gjatë 10 muajve të parë të këtij buxheti Kosova në emër të akcizës në cigare ka arritur t’i inkasojë hiç më pak se 98 milionë euro.
Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Doganës së Kosovës, shihet se gjatë vitit 2016 nga akciza në cigare shteti ka krijuar të hyra prej 124 milionë eurosh, derisa në vitin 2015 në emër të akcizës në cigare janë inkasuar hiç më pak se 102 milionë euro.


