Kaq borxh bizneset ia kanë “KRU Prishtina”

PUBLIKUAR

Kompania e Ujësjellësit “KRU Prishtina”, ka njoftuar se bizneset e vogla dhe të mëdha ia kanë borxh 7 milionë euro.

Ky borxh 5 milionë është i bizneseve të vogla dhe 2 milionë i atyre të mëdha.

Si rrjedhojë e kësaj, kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina”, nga sot do të nis shkyçjen nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit të gjitha këto biznese që nuk kanë paguar faturat e ujit.

“Masa e shkyçjes dhe më vonë ri-kyçjes do të shoqërohet edhe me shpenzime shtesë të cilat rrjedhin nga tarifat e parapara nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit dhe Urdhëresës Tarifore të Shërbimeve”, thuhet në njoftim.

Më tej kompania e ujësjellësit ka njoftuar se do të ngris edhe kallëzime penale për të gjithë ata që bëjnë kyçje të paautorizuar.

“Në rast të ndonjë ndërhyrje të paautorizuar në rrjetin e ujësjellësit / pas aplikimit të shkyçjes, KRU “Prishtina ” do të iniciojë kallëzime penale për secilin konsumatorë të kategorisë së bizneseve në rast se ndërmarrin veprime të tilla të paligjshme”, thuhet në njoftim. /Express

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...