Kapiteni nuk e braktisë Ulpianën

PUBLIKUAR

Kaleshi shtyll

Tetë pikë të tubuara dhe pozita e fundit në Ligën e Parë. Ky është bilanci më i dobët që ka regjistruar skuadra e Ulpianës në vitet e fundit. Megjithatë, kjo pozitë e vështirë në tabelë nuk e mundon kapitenin e kësaj skuadre, Xhafer Kaleshi që të largohet. Përkundrazi, ai do t’i mbetet besnik ekipit të tij edhe pse për shërbimet e mesfushorit lipjanas kishin shpreh interesim dy skuadra të Ligës së Parë. “Pas përfundimit të stinorit vjeshtor më kanë kontaktuar zyrtarët e dy skuadrave të Ligës së Parë, të cilat kanë shprehur interesim për mua.

Mirëpo, në asnjë moment nuk ma ka marrë mendja që të largohem nga skuadra, e cila aktualisht është në pozitë shumë të palakmueshme. Meqë jam lojtari më i vjetër në ekip e kam ndjerë për obligim që të qëndroj edhe këta gjashtë muaj, në mënyrë që të jap kontributin tim”, u shpreh Kaleshi për ‘Sport Plus’. Krejt në fund, kapiteni i Ulpianës beson se mbijetesa është mision i mundshëm. “Jam i vetëdijshëm se na pret një stinor mjaft i vështirë, mirëpo besoj shumë se në fund do t’ia dalim që ta sigurojmë mbijetesën.

Garanci për këtë është edhe organizimi që është bërë në klub. Pra, për mua sigurimi i mbijetesës është mision i realizueshëm”, përfundoi Kaleshi, ekipi i të cilit pranverën do ta nisë nga pozita e fundit me vetëm tetë pikë të arkëtuara./GazetaSportPlus

SHIKO MË SHUMË

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...

E duan Interi e Juventusi, por Liverpooli e ka një përgjigje për Alissonin

Thashethemet e ditëve të fundit për të ardhmen e pasigurt të Alisson Becker te...