Kapiteni i Tottenham: U dorëzuam shumë lehtë kundër Bayernit

PUBLIKUAR

Hugo Lorris thotë se Tottenhami u dorëzua shumë lehtë gjatë humbjes 7:2 kundër Bayern Munich dhe e pranon se skuadra, kapiten i së cilës është vetë ai, nuk ka vend për gabime më në Ligën e Kampionëve.

Ish-anësori i Arsenalit Serge Gnabry udhëhoqi kampionin gjerman drejt triumfit madhështor duke i shënuar katër nga shtatë golat e së martës mbrëma në Tottenham Hotspur Stadium, transmeton Gazeta Express.

Kjo ishte humbja më e thellë e Tottenhamit në shtëpi në një garë kaq të madhe.

Disfata nënkupton se Tottenhami renditet i fundit në Grupin B me vetëm një pikë nga dy ndeshje dhe kapiteni Lloris thotë se skuadra nuk guxon të bëjë më lëshime.

“Ndihem shumë keq për tifozët, kryesisht sepse ne u dorëzuam shumë lehtë dhe rezultati ishte edhe më i keq”, tha Lorris.

“Kjo është një natë që na prek shumë. Tani duhet të tregojmë karakter dhe ta harrojmë këtë. Dy ndeshjet kundër Crvena Zvezdës do të jetë edhe më të rëndësishme – nuk guxojmë të humbasim pikë më”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...