Kapiteni i Chelsea: Ia uroj Mourinhos të gjitha të mirat në Tottenham

PUBLIKUAR

Kapiteni i Chelsea, Cesar Azpilicueta, ia ka uruar ish-trajnerit të vet, Jose Mourinho, të gjitha të mirat si trajner i ri i Tottenham.

Mourinho u emërua trajner i Tottenhamit të mërkurën, një ditë pasi klubi e shkarkoi trajnerin argjentinas Mauricio Pochettino, transmeton Gazeta Express.

Mourinho e kishte udhëhequr Chelseat drejt fitimit të tre titujve në Premierligë në dy periudhat e tij si trajner në Stamford Bridge, por tani do të kërkojë sukses me rivalin e ish-klubit, Tottenhamin, vetëm 11 muaj pasi Manchester Unitedi e shkarkoi.

Portugezi mund t’i është bashkuar rivalit të Chelsea, por Azpilicueta – i cili e fitoi njërin prej dy titujve të tij në Premierligë nën udhëheqjen e 56-vjeçarit – ia ka uruar të gjitha të mirat atij.

“Mund të flas vetëm për kohën kur Jose ishte me në Chelsea”, tha Azpilicueta për Sky Sports News.

“Me të kemi fituar trofe, por jeta në futboll vazhdon. Ia uroj të gjitha të mirat atij, edhe pse ka shkuar te rivali. Kam kujtime të mira me të dhe kam luajtur shpesh herë nën udhëheqjen e tij dhe kundër tij”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...