Kapet një serb në Bërnjak, i gjendet uniforma ushtarake me mbishkrime përçarëse

PUBLIKUAR

Një serb, shtetas i Malit të Zi është arrestuar të shtunën në Bërnjak. Policia njofton se gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur një tabelë metalike me mbishkrim, një duks me mbishkrim dhe një uniformë ushtarake me mbishkrime që nxisin përçarje.

Bëhet e ditur se në cilësi të dëshmitarit është intervistuar edhe shoqëruesi i të dyshuarit në veturë, poashtu serb, shtetas i Malit të Zi, transmeton Klankosova.tv.

“Të njëjtit pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”, njofton policia.

SHIKO MË SHUMË

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...

Të shtëna me armë në një aheng në Obiliq, sekuestrohen 27 gëzhoja

Një burrë është arrestuar në rrugën “Raif Krasniqi” në Obiliq, nën dyshimin se ka...

Rritet për 3 centë çmimi i naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24...