Kapet kokainë e marihuanë në Prizren, arrestohen dy persona

PUBLIKUAR

Dy persona janë arrestuar gjatë së shtunës në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.

Në aksionin e Antidrogës, është gjetur, kokainë e marihuanë.

Gjatë këtij aksioni janë bastisur dy banesa, ku po ashtu është gjetur edhe para edhe tre telefona celularë.

Kështu ka bërë të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar: tri qese najloni me substancë te dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 49.51 gram, pesë (5) qese me substancë narkotike  e llojit kokainë me peshë 2.45 gram, kartëmonedha 12×10€,7×5€,dy pako rizlla, shtatë pako letre me qese najloni te zbrazura, një veturë Audi me targa vendore, një grinder dhe tre telefona celular. Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri prej te dyshuarve është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa te dyshuarit tjetër i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, tha Kelani.

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...