Policia Kosovës ka njoftuar se në Lipjan është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë bastisjes në shtëpinë e tij është gjetur një qese me substancë të dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Po ashtu sipas raportit nga Policia është bërë e ditur se edhe një tjetër rast ka nodhur në Lipjan dhe janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që gjatë kontrollit iu është gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.


