Kapen pajisjet për prodhimin e kriptomonedhave

PUBLIKUAR

Prishtinë 28 gusht, oficerët doganor me urdhër të organve kompetente kanë bastisur një objekt banimi në Podujevë ku edhe kanë gjetur mallra ilegale të kontrbanduara.

Më saktësisht në Podujevë, oficerët doganor kanë kryer një bastisje në një banesë private ku dhe kanë gjetur mallra pa dokumentacion i cili është i kontrabanduar në Kosovë.

Me kete rast janë konfiskuar:

• 23 copë Ant-Miner El 3 dhe
• 13 shtëpiza 1 st cool

Të gjitha pajisjet ishin në funksion për prodhim të kriptovalutave. Me këtë rast përpos mallit të kontrabanduar zyrtarët doganor kanë vërejtur edhe një lidhje të dyshimtë në rrjetin e rrymës elektrike dhe kane njoftuar edhe zyrtarët e KEDS të cilët kanë dalë në vend të ngjarjes dhe kanë konstatuar se kemi të bejmë me kyçje ilegale dhe vjedhje të rrymes elektrike. Sipas konstatimeve preliminare vjedhje e energjis elektrike është mbi 40.000 mijë euro.

Malli është sekuestruar nga Dogana si i kontrabanduar derisa rasti është trajtuar procedurën kundervajtëse.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...