Kapen mjekët e paligjshëm në Shtime

PUBLIKUAR

Dy persona të vetëquajtur mjekë në Shtime kanë ushtruar veprimtarin mjekësore në mënyrë të kundërligjshme ne objektet e tyre private, të cilat ishin të pa regjistruara si biznese, njofton Klan Kosova.

Policia e Kosovë njofton se duke dyshuar në këta dy persona të premten njësiti i Hetimeve të Krimeve Ekonomike  dhe  Korrupsionit në bashkëpunim me  inspektorët e Agjencionit Tatimor te Kosovës, Inspektorët Shëndetësorë të Kosovës dhe inspektorët e Agjensionit Kosovar për Produkte Medicionale, kanë ushtruar kontrollë në këto dy lokacione të ndara.

“Gjate kontrollimit te lokacionit te parë në objektin e të dyshuarit është konstatuar se nuk ka licence pune, nuk kishte biznes te regjistruar dhe janë konfiskuar disa materiale te pacienteve të kontrolluar në lokalin e tij, edhe në lokacionin e dytë i dyshuari nuk kishte licence pune, s’kishte biznes te regjistruar dhe është gjetur një sasi e barnave qe janë konfiskuar nga ana e Inspektorëve të AKPM”, njoftohet në raportin e Policisë.

Lidhur me rastin është informuar prokurori dhe me urdhërese të tij të dy lokalet janë mbyllur me shirit, ndërsa lënda ndaj të dyshuarve është dërguar në procedurë të rregullt.

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...

Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën miratuar Projektligjin për...