Kapen afro shtatë mijë euro të falsifikuara në Fushë-Kosovë dhe Graçanicë

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka konfiskuar rreth shtatë mijë euro të falsifikuara në Preoc të Graçanicës dhe te rrethi në Fushë-Kosovë.

Në Fushë-Kosovë më darën 11.12.2023 janë deponuar 364 euro shumica e tyre me vlerë 2 euro, ndërsa bë Graçanicë janë deponuar 6590 euro të gjitha nga 2 euro, kanë njoftuar zyrtarët e bankës, përcjell Klankosova.tv.

“Te-Rrethi, Fushë Kosovë   11.12.2023.   Me  27.12.2023 ankuesja femër kosovare,  zyrtare e bankës, ka raportuar se klient të ndryshëm nga data e cekur kanë deponuar 364 € monedha të ndryshme metalike, shumica prej tyre në vlerë 2 €, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar për ekzaminime të mëtejshme, është njoftuar  prokurori”, thuhet në raportin e policisë.

“ Preoc, Graçanicë  27.12.2023-09:20.  Dy ankuese femra  kosovare-zyrtare të bankës, kanë raportuar se kohët e fundit, nga klient të ndryshëm janë deponuar monedha metalike të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, gjithsejtë 3295 x 2€ në vlerë 6590 €, të cilat janë konfiskuar për ekzaminime të mëtutjeshme. Është njoftuar  prokurori”.

 

 

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...