Policia maqedonase e ka arrestuar personin Amet S., te i cili ka gjetur 100 kilogramë marihuanë, të cilat ai ka dashur t’i transportojë në Turqi.
MPB njoftoi se Sektori për tregti të palejuar me drogë ka marrë informata se Amet S., i cili ka qenë i njohur për shërbimet si organizator i dërgesave më heroinë dhe marihuanë, është furnizuar me rreth 100 kilogramë marihuanë dhe të njëjtën ia ka ofruar një shtetasi maqedonas për ta transportuar në Turqi.
Drogën e paketuar në dy valixhe të mëdha duhej t’ia dorëzojë “transportuesit” në hyrje të Velesit ditën e djeshme rreth orës 19./GazetaExpress/


