Kapen 10.000 litra naftë kontrabandë

PUBLIKUAR

Sipas Doganave të Kosovës, gjatë patrullimit të njësive antikontrabadë është arritur të parandalohet kontrabandimi i mbi 10000 litrave naftë.

“Rreth orës 05:00 të mëngjesit është vërejtur një maune e dyshimtë e llojit Man me ngjyrë të bardhë me targa të Kosovës . Njësitet menjëherë janë pozicionuar në afërsi të magjistrales Mitrovicë – Prishtinë ku mund te vërehej rruga dhe pas rreth 2 minutave ka arritur mauna e dyshimtë, njësitet antikontrabandë kanë sinjalizuar për ndalje por fillimisht vozitësi i maunës ka hezituar të ndalet për një moment mirëpo pas reagimit të njësive antikontrabandë maunja është ndalur”, thuhet në njoftimin e Doganave.

Më tej shtohet se pas hapjes janë gjetur në brendi një rezervuar parafabrikat për kontrabandim të mallrave të mbushur me derivate te naftës.

“Për shkaqe sigurie vozitësi është ndaluar përkohësisht derisa mauna është dërguar në doganë. Mauna dhe mallrat (nafta) janë vendosur nën mbikëqyrje deri në përfundimin e procedurës derisa palës i është lëshuar vendimi për konfiskim dhe rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme”, përfundohet në njoftimin e Doganave. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Sot mbahet seanca gjyqësore në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për Masakrën e Mejës

Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, do të mbahet në mungesë gjykimi ndaj 53...

Tentoi të hynte ilegalisht në Kosovë, arrestohet një shtetas i huaj në Han të Elezit

Një shtetas i huaj është arrestuar në Han të Elezit pasi dyshohet se ka...

Specialja po interesohet për pasurinë e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Zyrtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës po interesohen për pasurinë e Hashim Thaçit,...