Kante: Nuk e fajësoj Sarrin për lëndimin tim

PUBLIKUAR

N’Golo e ka mbështetur Maurizio Sarrin, pasi trajneri i Chelseat e pranoi se është përgjegjës për lëndimin muskulor të mesfushorit francez.

28-vjeçari N’Golo Kante, u detyrua ta lë qysh në minutën e nëntën ndeshjes e Chelseat kundër Watfordit të dielën, që përfundoi me rezultat 2:0 për “The Blues”. Ai tani mund të mos rikuperohet në kohë as për finalen e Ligës së Evropës, më 29 maj, transmeton Gazeta Express.

Kante pritet të mungojë në dy ndeshjet e radhës e të Chelseat. Njëra prej tyre është shumë e rëndësishme pasi që londinezët duan ta arrijnë finalen e Ligës së Evropës. Për ta arritur këtë sukses, ata duhet ta kalojnë Frankfurtin në gjysmëfinale, pasi që ndeshja e parë u mbyll me rezultat 1:1.

Pas kësaj përballjeje me Frankfurtin të enjten, Kante do të luajë me Leicester Cityn të dielën. Megjithatë, kjo ndeshje nuk ka rëndësi të madhe për skuadrën e Maurizio Sarrit, pasi që ata tashmë e kanë siguruar vendin në top katërshe të Premierligës, që e siguron kualifikimin në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, përkundër që Sarri beson se bëri gabim që e inkuadroi Kanten në ndeshjen e së dielës, mesfushori nuk pranon ta fajësojë trajnerin e tij dhe tashmë ka filluar të përgatitet për rikuperim.

“Jo, unë isha mirë dhe pastaj ajo thjesht ndodhi. Unë jam në rregull, vetëm kam dhimbje në muskulin e këmbës dhe kam nevojë për pak kohë që ta kontrolloj për ta kuptuar saktësisht se çka është”, ka thënë Kante.

“Është e mundur që të mos jem gati për finalen e Ligës së Evropës, mirëpo së pari duhet ta kontrollojmë. Duhet të marrim kohë për të kontrolluar gjithçka për ta parë se sa kohë do të më duhet”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...