Kante mund t’i bashkohet Barcelonës si futbollist i lirë

PUBLIKUAR

Barcelona duket se synon të përforcohet me futbollistë të lirë edhe në afatin kalimtar të verës.

Sipas “Sport”, N’Golo Kante mund të bëhet futbollisti i radhës që do t’i bashkohej “Blaugranëve” në formë të lirë, transmeton Gazeta Express.

Barcelona thuhet se ka monitoruar Kanten për disa kohë, pasi ai shihet si një alternativë e mundshme për të zëvendësuar Sergio Busquetsit, i cili është i lidhur me një largim nga “Camp Nou” pas përfundimit të këtij sezoni, kur edhe do t’i skadojë kontrata spanjollit.

31-vjeçari ka bërë vetëm dy paraqitje për “Blutë” këtë sezon. Ai po vuan nga lëndimet, teksa u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni në mesin e tetorit.

Chelsea, që është klubi më i përforcuar këtë sezon, besohet se është i gatshëm ta lejojë largimin e francezit.

N’Golo Kante është pjesë e klubit nga “Stamford Bridge” që nga viti 2016. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...