Kante kthehet në stërvitje, para rinisjes së Premierligës

PUBLIKUAR

N’Golo Kante është kthyer në stërvitje të Chelseat, megjithatë duke qëndruar i ndarë nga pjesa tjetër e skuadrës, por duke u dhënë shpresë tifozëve të klubit londinez se mund të luajë kur të rinisë sezoni.

Frank Lampard dhe hierarkia e Chelseat e kishte dhënë aprovimin për mungesën e mesfushorit francez, i cili frikësohej t’u bashkohej lojtarëve të tjerë në stërvitje shkaku i koronavirusit, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, tani Premierliga ka vendosur që sezoni të rinisë më 17 qershor dhe i ka lejuar kontaktet mes lojtarëve gjatë seancave stërvitore, përderisa ndeshja e parë e Chelseat pritet të zhvillohet më 19 qershor.

Përderisa lojtarët e tjerë të Chelseat u stërviten normalisht – bashkë me Christian Pulisicin, Mateo Kovacicin dhe Tammy Abrahamin, që u kthyen nga lëndimet – Kane qëndroi ndaras tyre dhe u stërvit i vetëm.

Prania e Kantes në kampin stërvitor të Chelseat lë të kuptohet se francezi mund të vendosë të luajë në nëntë ndeshjet e mbetura të këtij sezoni të Premierligës, si dhe në ndeshjet e FA Cup. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...