Një person është arrestuar në Junik pasi i njëjti ka kanosur një burrë.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se ankuesi ishte kanosur përmes telefonit.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“18.10.2025 – 12:10. Ankuesi m/k ka njoftuar se është kanosur përmes telefonit nga një i dyshuar m/k. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton PK. / Klankosova.tv