Kane shënon përsëri, thyen rekord në Premierligë dhe e kalon Messin

PUBLIKUAR

Sulmuesi anglez, Harry Kane, i ka thyer sot dy rekorde me golat e shënuara ndaj Southamptonit.

Kanë shënoi dy herë për Tottenham në ndeshje kundër Southampton, e cila është duke u zhvilluar momentalisht në “Wembley” në kuadër të javës së 20-të të ligës së parë angleze, transmeton Express.

Ai e ka thyer rekordin e vendosur 22 vite më parë nga Alan Shearer për më së shumti gola në Premierligë brenda një viti kalendarik, duke e shënuar golin e 38-të në Premierligë brenda vitit.

Po ashtu, Kane e ka lënë prapa edhe yllin argjentinas të Barcelonës, Lionel Messin, duke u bërë top golashënuesi brenda vitit kalendarik 2017 në top pesë ligat kryesore të Evropës, me 55 gola, një më shumë se Messi, që i ka 54. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...