“Kane nuk duhet të largohet nga Tottenhami”

PUBLIKUAR

Redknapp beson se Kane nuk do të largohet nga Tottenhami.

Real Madridi është duke monitoruar sulmuesin e Tottenham, Harry Kane.

Ai shkëlqeu në ndeshjen e fundit në Ligën e Kampionëve ndaj Apoel, duke realizuar hat-trick.

Kane është bërë cak i shumë klubeve Evropiane, jo vetëm Realit, por Harry Redknapp beson se ai nuk do të largohet nga Tottenhami tani për tani.

“Nuk e di pse duhet të largohet, ai do të bëhet kapiten dhe e duan këtu”, tha Redknapp, që menaxhoi klubin mes 2008 e 2012.

“Ai vjen nga ekipi i të rinjve në një ekip fantastik me një stadium të mrekullueshëm pasi i riu tashmë po përfundon”.

“Do të doja që ai të qëndrojë këtu për një kohë të gjatë. Sido që të jetë, ai e di më së miri se kur mund të largohet apo qëndrojë në Tottenham”, shtoi mes tjerash ish trajneri i klubit anglez. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...