Kane: Ky ekip mund ta fitojë titullin në Premierligë

PUBLIKUAR

Harry Kane beson se Tottenham mund ta fitojë titullin në Premierligë këtë sezon

Tottenham fitoi ndaj Liverpoolit me rezultat bindës 4:1. Me këtë fitore skuadra londineze ka tubuar 20 pikë, pesë më pak se lideri i tabelës, Manchester City.

Ylli i Tottenhamit, Harry Kane, beson se Spurs është i aftë ta fitojë titullin e kampionit në Premierligë këtë sezon.

“Ne kemi qenë shumë afër dy sezonet e fundit për të fituar Premierligën, shpresojmë se ky vit do të jetë viti ynë”, ka thënë sulmuesi anglez.

“Ne kemi një skuadër mjaft të mirë për ta bërë këtë, ashtu siç thashë, duhet të vazhdojmë të punojmë shumë dhe të shohim se çfarë ndodh. Është e mundur, ne duhet ta mbajmë formën tonë”, tha ai. /Express/

Tottenham nuk ka fituar trofe të rëndësishëm që nga viti 1961.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...