Kanë 24 vjet dallim: Nëna seksi po aq e re sa e bija, duken si shoqe

PUBLIKUAR

Një nënë dhe një vajzë, të cilat ngatërrohen nga të huajt në rrjetet sociale si dy motra, i lënë pa fjalë ata kur u thonë se kanë 24 vite diferencë mes tyre.

43-vjeçarja Joleen Diaz dhe 19-vjeçarja, Meilani Parks, nga Kalifornia, e shijojnë shumë kohën që kalojnë bashkë.

Madje qëndrimi i tyre kanë pranë me njëra-tjetrën kanë bërë që edhe të ngatërrohen për dy motra.

Joleen Diaz (majtas) dhe Meilani Parks (djathtas)

Mamaja single është shprehur se është kujdesur gjithmonë për lëkurën e saj që të jetë po aq e re sa e vajzës.

“Kam jetuar një jetë të shëndetshme dhe kam qenë gjithmonë aktive. Shumë rrallë pi alkool dhe pushoj mirë. Ha ushqim të balancuar dhe mbaj një dietë të shëndetshme”, ka zbuluar 43-vjeçarja e cila duket se ka një rini të përjetshme.

Gjithashtu nëna me pamje të re ka shtuar se çelësi për një look kaq të freskët ka të bëjë edhe me kohën kur ka nisur të kujdeset për fytyrën e saj, që në moshën 12-vjeçare, shkruan “Daily Mail”.

Ndërsa duke folur për marrëdhënien me të bijën, mësuesja e shkollës fillore është shprehur: “Jemi shumë pranë njëra-tjetrës. Bëjmë shumë gjëra së bashku, udhëtojmë, bëjmë shopping, punojmë. Madje ndodh të ulemi në një divan e të flasim shumë gjatë”.

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...