Kandidatja për asambliste në Podujevë: Në vendvotimin ku votova, s’figuron as vota ime

PUBLIKUAR

Janë duke vazhduar ankesat e kandidatëve për këshilltarë komunalë nga parti të ndryshme në Podujevë.

Pas disa ankesave nga PDK, edhe kandidatë për asamble nga AAK janë duke u ankuar për parregullsi.

Ata kanë publikuar formularët me votat nëpër vendvotime, por që kanë akuzuar se u janë “fshirë” votat. Kështu ka thënë në një postim në Facebook edhe kandidatja për këshilltare komunale, Almedina Cakiqi.

“Ky është vendvotimi ku unë Almedina Cakiqi dhe familja ime kam votuar, as vota ime nuk figuron askund. Drejtësi të lutem vepro”, ka shkruar ajo.

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...