Kandidati për Kryetar të Drenasit Ramiz Lladrovci uron Donald Trumpin

PUBLIKUAR

Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ka mirëpritur zgjedhjen e Donald Trumpit si president të SHBA’ve.

Lladrovci në një postim në rrjetin social Facebook, e ka vlerësuar  historike zgjedhjen e Trumpit për president.

Postimi i plotë i Ladrovcit në Facebook:

Zotit Donald Trump

I nderuari zoti President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,

fitorja Juaj në zgjedhjet presidenciale është një lajm i mrëpritur për vendin Tuaj, i cili besoi tek Ju, dhe për gjithë popujt e tjerë, si shenjë e demokracisë dhe e prosperitetit.
Shtetet e bashkuara të Amerikës kanë qenë dhe do të mbesin gjithnjë shembulli më i lartë i së drejtës dhe demokracisë, dhe për ne, banorët e Kosovës, kanë vendin e veçantë për gjithë kontributin e dhënë në lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës së re, të pavarur dhe prosperuese.

Ju shkruat një histori të re të Shteteve të Bashkuara.

Zoti qoftë me Ju.

Në emër të Familjes Lladrovci
Ramiz Lladrovci

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit: Pritjet në kufi deri në 20 minuta

Në pikat e kalimit kufitar të Kosovës nuk ka pritje të gjata. Sipas të...

Katër raste të reja me fruth në Kosovë gjatë javës së fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë javës së...

Bekim Sejdiu: I nderuar nga besimi i VV-së dhe LDK-së për postin e presidentit

Haki Demolli, një ndër emrat që është përfolur deri dje për postin e presidentit,...