Kandidati për deputet në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka zgjedhur që të mos ankohet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe në Gjykatën Supreme, por t’ua shajë nënën “manipuluesve”.
Berisha, kryetar i degës së AAK-së në Istog, ka marrë 5.500 vota. Kaq nuk i kanë mjaftuar për t’u bërë deputet.
Në një postim në Facebook , Berisha ka falënderuar votuesit e tij, derisa ka sharë “hajnat”.
“Besoj qe nuk eshte vone qe te falenderoj 5.500 votuesit e mi ne kete gare per deputet. kesaj radhe jemi demtu nga hajnat per 1000 vota por ky eshte trendi qe nuk po ndryshon qe sa vjet .juve hajna te shtetit te votes se lir dhe te bugjetit te kosoves nanen jau qifsha ren. Qe te kandidohesh ne keto rrethana eshte naivitet .te ankohesh per vjedhje eshte budallakI .une nuk do ndalem duke perfaqsu njerzit qe me kan mbeshtet ne ket luft me korrupsionin”(sic), ka shkruar ai.
AAK-ja në këto zgjedhja ka marrë mbi 9 për qind, duke u radhitur e katërta. Por, Ramush Haradinaj është përzgjedhur për kryeministër nga si kandidat i përbashkët i AAK-së, LDK-së dhe Nismës.