Kandidatë të rinj, deputetë të vjetër

PUBLIKUAR

Gara për ta fituar pozitën e deputetit të Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e gjashtë me radhë është pasuruar modestisht edhe me emra të rinj, të cilët figurojnë në listat për kandidatë të subjekteve politike.

Por, edhe përkundër këtij inkuadrimi të kandidatëve të rinj, fytyrat e vjetra të cilat jemi mësuar t’i shohim në skenën politike të vendit nuk do t’ua lëshojnë rrugën kuadrove të reja.

Kështu kanë deklaruar njohës të çështjeve politike në vend, të cilët adresojnë kritika tek subjektet politike për mosreformim të brendshëm të kandidatëve për deputetë. Meqë shumica e partive kanë përfshirë emërimin e kandidatëve të njëjtë në listat e tyre të kandidatëve, analistët vlerësojnë se nuk do të ketë ndonjë ndryshim substancial nga legjislativi i shkuar.

Madje disa prej tyre konsiderojnë se në listat zgjedhore për deputetë është dashur të figurojnë edhe individë që aderuan së fundmi nëpër parti politike. Kurse ajo që mbetet e prerë për politologët është mospërfshirja në lista e emrave të deputetëve të legjislaturës së kaluar sepse, siç theksojnë ata, puna e tyre e kaluar nuk ka lënë hapësirë për rikandidim. /Zeri

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...